![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vvv_sd-800x450.jpg)
15/06 15:00
Khloe Kardashian ka festuar 36-vjetorin e lindjes me një super festë. Edhe pse në kohë pandemie, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” nuk mund ta linte që dita e saj speciale të kalonte pa një festë plot magji.
Në profilin e saj në “Instagram”, Khloe ka ndarë me ndjekësit momentet magjike nga festa ku mbizotëronte ngjyra rozë. E duhet pranuar se pamjet duken si në përrallë.
Ajo që bie në sy ishte se për të gjithë të ftuarit ishin përgatitur maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, të cilat ishin me fytyrën e vajzës së ditëlindjes.
Të gjitha detajet ishin përgatitur me kujdes të veçantë dhe ambienti rrethohej nga tollumbace e trëndafila të panumërt.
Top Channel