Peshëngritësja seksi që stërvit meshkujt: Ata e kanë zyshën… (FOTO)

30/06/2020 21:45

Sherjana Ruҫi ka një karrierë prej më shumë se 12-vitesh si peshëngritëse pasi e ka nisur këtë sport që në moshën 10-vjeҫare.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, u shpreh se gjatë kësaj kohe ajo ka marrë shumë medalje. “Janë aq shumë sa vetë vitet e karrierës, janë 12 vite. Që në garën e parë, unë kam dalë e para. Por edhe sikur të mos kisha dalë e para, sërish do kisha nisur me këtë”, u shpreh bukuroshja.

Por prej tre vitesh ajo është shkëputur nga garat për shkak të një dëmtimi të muskujve. Por nuk është ndarë asnjëherë nga ky pasion i saj i madh, që e cilëson edhe si një dashuri të dytë (pas asaj për partnerin).

Ajo është instruktore e 120 meshkujve në palestër dhe po ashtu punon edhe si trajnere e peshëngritjes. “Ata e kanë zyshën shumë motivuese. Që kur kam qenë e vogël anoj nga tipi i çunit dhe ua kuptoj të gjitha pikat e dobëta ku i kanë, si do të funksionojë. Se ata thonë se zysha femër e çfarë do na bëjë ne, por më pas e kuptojnë”, tha ajo.

Sherjana vjen nga një familje sportistësh, pasi mamaja e saj ka qenë volejbolliste, babai sportist dhe vëllai peshëngritës. Kjo gjë ka bërë që ajo që lidhet ngushtësisht me sportin që në fëmijëri.

Ajo që të bie më shumë në sy në “Instagram”-in e saj janë fotot provokuese dhe linjat e theksuara trupore, gjë që nuk ndodh shpesh ta shikosh tek vajzat që merren me ngritje peshash.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA