Miratohet ligji, Kina merr më shumë fuqi veprimi mbi Hong Kong-un

30/06/2020 07:55

Kina ka miratuar një tjetër ligj i cili i jep Kinës fuqi të reja veprimi mbi Hong Kongun. Ky ligj shumë i diskutueshëm nga faktorët e jashtëm e thellon edhe më shumë krizën mes Kinës dhe Hong Kongut.

Kina muajin e kaluar miratoi një ligj ku thuhej se do të kriminalizonte çdo veprim për shkëputjen e Hong Kongut nga Kina. Këto ligje erdhën pas protestave të ashpra që u bënë vitin e kaluar.

Shumë kritikë të ligjit, të miratuar nga Kina, thonë se ligji i ri paraqet një kërcënim të madh për identitetin e Hong Kongut. Ata paralajmërojnë se kjo do të dëmtojë pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut dhe do të shkatërrojë liritë unike të tij.

Ndërkohë Kina thotë se ligji është i nevojshëm për të zgjidhur trazirat e krijuara në Hong Kong dhe hedh poshtë zërat që ky ligj cënon të drejtat e qytetarëve atje.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel