Koronavirusi/ I famshmi “Cirku i Diellit” shkurton 3500 vende pune

30/06/2020 11:46

I famshmi Cirque du Soleil do të shkurtojë 3500 vende pune pasi të nënshkruajë një marrëveshje për të evituar falimentimin.

Grupi kanadez, i njohur për cirkun e tij fantastik, të lëvizshëm, tha se pandemia e koronavirusit e ka detyruar të anulojë spektaklet dhe të lërë artistët në shtëpi. Kompania tani do të përpiqet të ristrukturohet ndërsa do të lërë pa punë rreth 95 për qind të stafit të saj.

“Me zero të ardhura që nga mbyllja e detyruar e të gjithë spektakleve për shkak të Covid-19, drejtuesit kanë vendosur të ndërhyjnë fort”, tha presidenti Daniel Lamarre. Kompania është detyruar të ndalojë prodhimin e të gjithë spektakleve, përfshirë gjashtë në Las Vegas, që nga marsi.

Bashkë me cirqet e saj, ajo ka edhe muzikalë që bëjnë turne nëpër botë, përfshirë Michael Jackson “One” dhe The Beatles “Love”. Kompania thotë se ka përgatitur një marrëveshje, sipas të cilës, aksionerët ekzistues do të marrin në dorë likuiditetet e cirkut dhe do të investojnë 300 milionë dollarë në biznes. Rreth 200 milionë dollarë do të jenë në formën e huasë nga provinca e Kebekut ku edhe kompania e ka qendrën. Po ashtu do të krijohet një fond prej 20 milionë dollarësh, për të ofruar ndihmë shtesë për punonjësit e prekur dhe kontraktorët. Kur normaliteti të jetë  kthyer dhe masat kufizuese nga koronavirusi të jenë hequr, kompania thotë se ka ndër mend të ripunësojë shumicën e punonjësve të shkurtuar.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA