Amerikanët F-22 do të formojnë skuadrone“agresioni” për t’iu kundërvënë kinezëve J-20

30/06/2020 17:39

Forcat ajrore amerikane po marrin në konsideratë të bëjnë ndryshime në mënyrën e operimit të gjuajtësve elitarë F-22 Raptor, për t’iu kundërvënë gjuajtësve të rinj anti-radar të Kinës J-20, madje duke imituar kapacitetet e tyre.

Raptor ka nisur të zhvillohet nga SHBA që prej viteve 1980-të si pasues i gjuajtësit të rëndë F-15C i specializuar në luftën ajër-ajër.

SHBA ka ndërtuar deri tani rreth 200 të tillë  por me ardhjen e avionëve të gjeneratës së fundit nga Rusia dhe Kina, respektivisht J-20 e Su-57 presioni është shtuar mbi flotën e SHBA.

Komandanti amerikan Mike Holmes tha së fundmi se do të nisë trajnimin e skuadroneve të veçanta F-22 për luftën ajrore. “Ne po përpiqemi të krijojmë më shumë kapacitete duke shpenzuar më shumë para”, tha ai.

Programi do të bëjë që rreth 60 F-22 që aktualisht përdoren për trajnime të nisin perfeksionimin e sulmit duke ndryshuar parametrat e tyre e madje dhe me modifikime trupore.

Gjeneral Holmes ka sugjeruar gjithashtu mundësinë e krijimit të skuadronëve “agresorë” të Raptor, të cilët imitojnë kapacitetet e avionëve armikë si ato kinezë J-20 dhe shumicën e gjuajtësve rusë.

 

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA