FOTO/ Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët jetojnë prej shtatë muajsh në një tubacion sovjetik gazi për t’u shpëtuar dronëve
Forcat ajrore amerikane po marrin në konsideratë të bëjnë ndryshime në mënyrën e operimit të gjuajtësve elitarë F-22 Raptor, për t’iu kundërvënë gjuajtësve të rinj anti-radar të Kinës J-20, madje duke imituar kapacitetet e tyre.
Raptor ka nisur të zhvillohet nga SHBA që prej viteve 1980-të si pasues i gjuajtësit të rëndë F-15C i specializuar në luftën ajër-ajër.
SHBA ka ndërtuar deri tani rreth 200 të tillë por me ardhjen e avionëve të gjeneratës së fundit nga Rusia dhe Kina, respektivisht J-20 e Su-57 presioni është shtuar mbi flotën e SHBA.
Komandanti amerikan Mike Holmes tha së fundmi se do të nisë trajnimin e skuadroneve të veçanta F-22 për luftën ajrore. “Ne po përpiqemi të krijojmë më shumë kapacitete duke shpenzuar më shumë para”, tha ai.
Programi do të bëjë që rreth 60 F-22 që aktualisht përdoren për trajnime të nisin perfeksionimin e sulmit duke ndryshuar parametrat e tyre e madje dhe me modifikime trupore.
Gjeneral Holmes ka sugjeruar gjithashtu mundësinë e krijimit të skuadronëve “agresorë” të Raptor, të cilët imitojnë kapacitetet e avionëve armikë si ato kinezë J-20 dhe shumicën e gjuajtësve rusë.
Top Channel