Një 60-vjeçare në SHBA, ka folur për mediat vendase, për marrëdhënien që ka me partnerin e saj 39 vite më të ri. Pam Shasteen, nga Oklahoma, thotë se e kanë paragjykuar së tepërmi për lidhjen që ka krijuar me partnerin Jonathan Langevin.

Në një intervistë për mediat vendase ajo tha: “ Miqtë më thanë se kisha nevojë për një terapi. Talleshin dhe më thoshin që jam e shkarë. Ata në vend që të jenë të lumtur për mua, ndodh e kundërta.  Në vitin 2018 mora një mesazh nga Jonathan dhe më pyeste për një mësim që lidhej me inxhinierinë kompjuterike. Vendosëm të takoheshim dhe e pranoj, ishte dashuri me shikim të parë. Që në atë takim u puthën”.

Më tej Pam shtoi: “ Dy vajzat e mia janë më të mëdha se partneri im me moshë. Por nuk më shqetëson ky fakt. E rëndësishme është që unë jam e lumtur, Jonathan është i lumtur dhe ne duhemi shumë. Ai më ka premtuar se do të më dojë gjithmonë, të njëjtën gjë ja kam premtuar dhe unë.  Sfidë për mua ishte dhe ballafaqimi i Jonathan me vajzat. Unë i lidha sytë atij dhe  e paraqita tek vajzat. Kur i zbulova fytyrën ato mbetën të shokuara kur panë se ai ishte shumë i ri. Megjithatë e bekuan këtë lidhje. Ndihem e lumtur, vajzat e mia më kuptojnë në këtë vendim të rëndësishëm për mua”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel