8 kilogramë kanabis në makinë! Policia kontrollon “Fordin”, arreston 2 persona

27/06/2020 12:16

Dy shtetas ranë në pranga në Fier si dhe u sekuestruan 8 kilogramë cannabis sativa.

Bëhet fjalë për G. D., 49 vjeç, banues në Roskovec dhe E. V., 45 vjeç, banues në Kuçovë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Kallm i Madh, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. D. dhe pasagjer shtetasin E. V., në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 8 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, automjeti dhe pesë aparate celularë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Top Channel