Një 35-vjeçar ka rënë në pranga në Pogradec pasi po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm. Ndonëse ai u përpoq t’i shmangej policisë, u arrestua në flagrancë.

Bëhet fjalë për I. B., banues në Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, efektivët kanë organizuar punën, duke bërë lokalizimin dhe më pas kapjen e prangosjen e këtij shtetasi.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin fugon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit. Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA