Pas një pritjeje 30 vjeçare, pas 239 futbollistësh të blerë dhe thuajse 2 miliardë Eurosh në shpenzuar, Liverpul ka arritur të rikthejë titullin kampion në futbollin anglez, dhe këtë e bëri pa zbritur fare në fushë.

Skuadra ikonë e Premier Ligës kompletoi një fushatë fantastike këtë sezon, falë fitoreve impresionuese që i krijuan një hendek të pakalueshëm për ndjekësit, dhe fronin nuk ia cenoi as pandemia.

Hera e fundit që Liverpul kishte fituar titullin ishte në 1990, dhe këtë e bëri pas suksesit 2-1 kundër Kuins Park Reinxhërs me golat e Ian Rash dhe Xhon Barns. Që nga ajo festë elektrizuese në Anfild Roud, për tifozët kaloi një përjetësi,. Zhgënjime të mëdha, disfata historike e shumë vuajtje brenda mureve të shtëpisë, deri në mbrëmjen kur Celsi mundi Mancester Sitin, dhe i dorëzoi titullin indirekt.

Liverpool ka zhvilluar 1149 ndeshje në Premier Lig, që nga starti i kampionatit që pasoi titullin , dhe këtu llogariten 103.410 minuta pa u futur shtesa. Kaq kohë kanë shpenzuar reds në fushë për të ndjekur ëndrrën të cilën e realizuan këtë sezon. Të Kuqtë fituan 595 të atyre ndeshjeve, me një përqindje suksesi prej 52%, shënuan 1,968 gola dhe morën 2.075 pikë.

Si për ironi të fati, ka vetëm një skuadër ndaj të cilës Liverpul ka dështuar të marrë qoftë edhe një pikë në 30 vitet e fundit, armata modeste e Blekpul që i mundi në të dy ndeshjet kur ishte në elitë në sezonin 2010-11.Liverpul ka shpenzuar për lojtarë saktësisht 1.47 miliardë Paund në kohën nga titulli i fundit, deri ky këtë vit, por vlen të theksohet se ka fituar thuajse 1 miliard nga po e njëjta gjë. Festa tani mund të rifillojë, sigurisht me kufizimet e imponuara nga pandemia, por pasi pritën 30 vjet për një titull, tifozët nuk do të ndalen nga deliri, e këtë po e tregojnë shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA