“Kthimi në pikën zero”/ Vendimi i gjykatës për Tahirin: Ja dispozitat që janë shkelur për akuzat

26/06/2020 15:25

Top Channel zbardh vendimin e plotë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për prishjen e vendimit dhe për rikthimin e dosjes për rigjykim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet.

Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë edhe një vendim më parë por që sot Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.

Ndërkohë të shumta ishin mesazhet që ish-ministri Tahiri tha në deklaratën e tij ku nuk mundi ta fshehë zhgënjimin për vendimin e gjykatës për ta rikthyer procesin ndaj tij në pikën zero.

Duke e cilësuar si padrejtësi ai tha se në këtë proces gjatë kësaj kohe e kanë mbajtur këmbët e tij dhe se është i pafaj, të cilën e ndau nga kusuret e tij në politikë siç ai u shpreh.

Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Më intereson drejtësia, kam luftuar, pa diskutim kam bërë gabime, u jap të drejtë atyre që thonë ky s’futet në burg dhe ai që ndërton pa leje futet. Ua garantoj, skam bërë asnjë faj, kam kusuret e mia në politikë po kurrë faj. Ika dhe si deputet për tu përballur si qytetar, jo si ata vemjet që janë përballur si pushtetarë.

Mirë se të vijnë dhe të huaj për të parë procesin, kushdo, s’do shkoj më me gjykim, të shkurtuar në këtë proces. Po ju them që jam i dedikuar për këtë proces është jeta ime, nuk është një ditë punë, por jeta ime. Mua në këmbë më mbajnë këmbët e mia, dhe kokën time e kam mbi supet e mia”, tha ai.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/26/tahiri-i-prekur-pas-vendimit-nuk-e-prisja-rikthimin-ne-piken-zero-kjo-eshte-padrejtesi/

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA