Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Aristotel Dhëmbi. Aristoteli prej vitesh jeton emigrant në Greqi dhe së fundmi djali i tij 12-vjeç është dhunuar nga babai i mikut të tij, për shkak se është shqiptar.

Burri thotë se ishte në punë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por konfliktet mes djalit të tij dhe mikut të tij grek kanë qenë të shpeshta. Arsyeja e konflikteve sipas Aristotelit ishte fakti se biri është shqiptar. Sakaq, në një video të bërë virale në rrjete sociale është fiksuar moment kur babai i mikut të 12-vjeçarit, dhunon të miturin.

“Djali si shëndet është mirë, por nga ana psikologjike jemi të gjithë të shokuar. Ditën e premte unë punoja, isha në punë nga ora gjashtë e pasdites deri në orën dy pas mesnate. Rreth orës 10 më merr në telefon nusja dhe më thotë se djali është dhunuar nga babai i një shoku të klasës. Kur më kanë thërritur disa herë në shkollë për djalin më kanë thënë që është konfliktuar me të njëjtin fëmijë. Vajta në shkollë dhe e thërras djalin dhe i them,  se përse u konfliktove me shokun e klasës, më thotë djali,  më shan sepse jam shqiptar. U revoltova më tha djali. I them drejtoreshës dhe unë të isha do të reagoja ashtu. Unë nuk i vë faj atij djalit tjetër sepse edukata familjare është e para, ne e marrim edukatën në familje. Djalin e kanë filmuar shokët  dhe ma kanë dërguar videon në facebook. Kishin shkuar dhe në polici dhe ata më prisnin mua për të bërë një denoncim”, u shpreh Dhëmbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA