E “frymëzuar” nga koronavirusi, adoleshentja amerikane krijon fustanin e maturës (FOTO)

26/06/2020 17:45

Një adoleshente amerikane ka kaluar 400 orë duke krijuar fustanin e mbrëmjes së maturës, e frymëzuar nga periudha e COVID-it, duke përdorur 750 metër izolues plastik.

Në shkollë zhvillohej një konkurs nga “Duck Brand”, në të cilën djemtë dhe vajzat përgatisin veshjen me materialin e plastikës për të fituar një bursë prej 10,000 dollarësh.

Peyton Manker është një 18-vjeçare e cila vendosi të provonte fatin e saj dhe hyri në konkurs. Në fillim, ajo mendoi se do të krijonte një fustan kushtuar Leonardo da Vinci-t, i preferuari i saj. Por me goditjen e pandemisë, diplomimi u anulua dhe ishte koha për planin B! Ajo vendosi të bënte një fustan me temë “COVID-19” dhe shikoni rezultatet!

FOTO GALERI
2/12

Top Channel