Tërmet i fuqishëm në Japoni, 6.2 i shkallës rihter

25/06/2020 20:36

Një tërmet me magnitutë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë ditën e sotme. Sipas njoftimit të agjencisë meteorologjike të vendit, tërmeti ka rënë rreth orës 4:47 sipas orës lokale në prefekturën Chiba të Japonisë Lindore, ndërsa epiqendra ka qenë në det.

Thellësia e tërmetit raportohet se ka qenë rreth 30 kilometra dhe lëkundjet janë ndierë dhe në disa qytete.

Deri më tani nuk ka alarm për cunami, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel