Pluhuri nga Saharaja/ Vazhdon rrugëtimi mbi Atlantik

25/06/2020 20:41

Reja e pluhurit e nisur nga Saharaja ka errësuar qiejt mbi disa pjesë të Karaibeve dhe vazhdon udhëtimin e saj mbi oqeanin atlantik, duke mbuluar tani Kubën dhe pjesë të Meksikës. Ishujt në Karaibe, të Guadeloupe dhe Martinique, kanë përjetuar situatën më të rënduar në të paktën një dekadë dhe zyrtarët e shëndetësisë në Kubë po paralajmërojnë se reja e pluhurit mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje.

Re hiri si kjo, krijohen kur era fryn fort mbi shkretëtirën e Saharasë duke ngritur pluhurin dhe rërën lart në qiell. Pasi ngrihet nga toka nga era e fortë, retë e pluhurit mund të arrijnë lartësi të mëdha dhe të transportohen në të gjithë botën duke mbuluar mijëra kilometra sipërfaqe.

E në këtë rast, hiri ka arritur deri në Meksikë në perëndim dhe në qytetin amerikan të Majemit në veri. Cilësia e ajrit në Majemi u raportua e moderuar mëngjesin e të enjtes por mund të përkeqësohet pasi reja po bëhet më e dendur. Reja e pluhurit ka kaluar ditë duke u zhvendosur mbi Karaibe dhe shtrirja e gjerë e saj bëhet e qartë nga pamjet satelitore. Të dielën, ishte kryeqyteti i Venezuelës, Karakasi, që ka kodrinat përreth të zhdukeshin pas pluhurit.

Për ekspertët në Kubë, që kanë paralajmëruar banorët për problemet që mund të ndeshin, reja e pluhurit Saharian nuk është e pazakontë, por dendësia e kësaj të fundit është shumë mbi nivelet normale.

Top Channel