Një objekt misterioz rreth 800 milionë vite dritë larg nga toka është pikasur duke përdorur sensorët e valëve gravitacionale dhe shkencëtarët thonë se bëhet fjalë ose për vrimën e zezë më të vogël ose për një nga yjet më të mëdhenj neutron të zbuluar deri më tani.

Detektori i avancuar Virgo në observatorin gravitacional evropian në Itali dhe dy observatorë valësh në SHBA, e zbuluan objektin vitin e shkuar dhe përllogaritën se mund të peshonte rreth 2.6 herë më shumë se dielli jonë. Kjo e bën atë të rrallë pasi ka mungesë vëzhgimi të objekteve mes 2.6 dhe 5 masave diellore.

Shkencëtarët thonë se objekti është formuar kur një tjetër trup i panjohur u shkri me një vrimë gjigante të zezë rreth 800 milionë vite më parë e duke e bërë këtë u emetua një valë gjigante gravitacionale që u pikas në tokë. Si yjet neutron ashtu edhe vrimat e zeza formohen kur yje gjigantë digjen nga masa e tyre nukleare dhe shpërthejnë në një fenomen të njohur si supernova.

Yjet me bërthama më të lehta synojnë të krijojnë yje neutron ndërsa ata me bërthama më të rënda bien brenda vrimave të zeza. Valët gravitacionale, ekzistenca e të cilave ishte parashikuar nga Albert Ainshtajn, transportojnë energji si rrezatim gravitacional, çka i lejon pajisjeve të vëzhgimit të zbulojnë masën që i krijoi ato.

Top Channel