Një grup arkitektësh në Filipine kanë publikuar vizionin e tyre për ndërtimin e shtëpive në shtratin e detit, të cilat qëndrojnë sinkron me dukurinë e baticave dhe zbaticave. Këto shtëpi “ujore” kanë për qëllim që t’i bëjnë ballë dukurive natyrore, si përshembull tsunamit e stuhive, të cilat në Filipine vitet e fundit kanë qenë të shpeshta. Shtëpitë gjithashtu kanë të instaluar impiante për shfrytëzimin e energjisë diellore.
“Shtëpitë pranë zonave bregdetare janë në rrezik për shkak të stuhive, tsunameve dhe baticave që ndodhin shpesh në Filipine. Shtëpitë janë projektuar që t’i bëjnë ballë kushteve të vështira atmosferike, sepse qëndrojnë sinkron me nivelin e detit. Të ndikuar nga kushtet e paqëndrueshme klimaterike, kemi nevojë për zgjidhje inovative siç është projekti që ne linçuan”, u shpreh një përfaqësues i kompanisë për mediat.
Top Channel