FOTO/ Shpërthen shtëpia në Britaninë e Madhe, 31-vjeçaren dhe dy djemtë e mitur i gjejnë nën rrënoja

25/06/2020 22:17

Një nënë dhe dy djemtë e saj ndodhen në gjendje kritike për jetën në një spital të Britanisë së Madhe, pasi shtëpia e tyre pësoi një shpërthim të madh. Xhesika Williams, 31 vjeçe dhe dy djemtë e saj Ruben pesë vjeç dhe Elliot dy vjeç, u gjetën nga autoritetet nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar në Wellsin Jugur.

Bashkëshorti i Xhesikas dhe babai i djemve, William, ndodhej në punë në momentin e shpërthimit, por u rikthye në kohë rekord kur mësoi për ngjarjen. Dy fqinj të çiftit, të cilët panë dhe të gjithë skenën, thanë se çatia e shtëpisë u hodh 40 metra në ajër pas shpërthimit, shkaqet e së cilës ende nuk dihen.

“Ishte një masakër absolute, e gjithë struktura e shtëpisë u shpërnda në rrugë. Kam vrapuar atje menjëherë dhe kam parë dy djemtë thuajse tërësish të djegur dhe pa ndjenja”, u shpreh Anthony Pirsons, njëri nga fqinjët.

Ndërkohë mbi rastin ka folur dhe policia e Uellsit të Jugut:

“Ne konfirmojmë se tre personat e plagosur ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Nuk e dimë ende shkakun e shpërthimit por u bëjmë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në atë zonë në atë zonë”.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA