FOTO/ Partneri ish-prift ndërroi jetë disa javë më parë, 27-vjeçari: Dua një të dashur të ri

25/06/2020 22:13

Florin Martin 27 vjeç, partneri i ish-priftit 81-vjeçar Philip Clements, thotë se pas vdekjes së të moshuarit është në kërkim të një të dashuri të ri. Raportohet se Martin ka ndaluar familjarët e Clements të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të tij. Sakaq, në një intervistë për “The Sun” 27-vjeçari tha se ka lënë pas krahëve vdekjen e ish-priftit dhe tashmë ka kthyer sytë nga e ardhmja.

“Planet e mia për të ardhmen? Do të dashurohem me dikë tjetër. Unë jam vetëm 27-vjeç, kam jetën përpara dhe shpresoj të gjej një mashkull të bukur. Unë e di që nuk do të gjej një person si Philip, ai do të jetë gjithmonë në zemrën time, por jeta vazhdon”, u shpreh Florin.

Sakaq, pas vdekjes së Clements, Martin ka përfituar një pasuri të majme, me vlerë 160,000 euro para të thata, si edhe një pension prej 2 mijë eurosh në muaj për të gjithë jetën, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA