Dy vajza nga kontinente të ndryshme dhe me një diferencë moshe prej shtatë vitesh me njëra-tjetrën, thonë se kur janë bashkë as familjarët e tyre nuk mund t’i njohin. Këngëtarja Bianca Mihai 18 vjeçe nga Rumania dhe modelja palastinezo-siriania Lana Al Beik, 25 vjeçe, janë njohur në rrjete sociale. Edhe pse nuk janë binjake, janë thuajse identike. Mirëpo këto ditë ato janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën dhe ndjesinë e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Në të vërtetë është diçka magjike. Unë postova një foto të Lana në Instagramin tim dhe gjyshja mendoi se jam unë. Prindërit i treguan foton asaj dhe ajo kishte thënë, wow sa bukur Bianka, por kur babi i tha që s’jam unë ajo nuk mund ta besonte”, u shpreh Bianka.
Ndërkohë një episod i ngjashëm i ka ndodhur dhe Lanës. “Një ditë unë postova në Instagram një këngë të kënduar nga Bianka. Mami më shkruan dhe më thotë sa bukur që këndoj. Por kur i thash nuk jam unë. Më tha seriozisht nuk je ti? Ju përgjigja nuk e njihni vajzën tuaj, normalisht nuk mora më një përgjigje”, u shpreh Lana.
Top Channel