Një ngjarje tronditëse është shënuar në Kalifroni të SHBA-ve. Në pamjet e bëra virale, shikohet një grua rreth të 60-ave, duke qëndruar në radhë para një nëne dhe fëmijës së saj 10 muajsh, teksa ishin në pritje për të marrë një produkt ushqimor.

Por e moshuara dhe nëna e re, janë konfliktuar me njëra-tjetrën për shkak të distancimit social. Në shenjë “hakmarrje”, raportohet se e moshuara ka pështyrë disa herë mbi foshnjën, ndërsa më pas është larguar nga lokali.

Daily Mail shkruan se identiteti i të moshuarës nuk bëhet i ditur, ndërkohë policia ka nisur një hetim mbi rastin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel