Vajza 8-vjeçare, nëna e gjyshi gjenden të vdekur në pishinën e shtëpisë

24/06/2020 19:46

Një vajzë 8-vjeçare, nëna dhe gjyshi i saj janë gjetur të vdekur në pishinën e shtëpisë së tyre në New Jersey, SHBA si rezultat i mbytjes aksidentale, tha sot zyra e mjekut ligjor.

Policia e East Brunswick identifikoi viktimat si Bharat Patel, 62 vjeç, nusja e djalit të tij Nisha Patel, 33 vjeçe, dhe bija e saj 8 vjeçare.

Mënyra e vdekjes ishte mbytje aksidentale, tha zyra e mjekut ligjor, teksa familja ishte vendosur në këtë shtëpi vetëm 20 ditë më parë.

“Kjo është diçka shkatërruese për të gjithë komunitetin tonë dhe po punojmë për të zbuluar si ka ndodhur ngjarja,” tha kreu i policisë së East Brunswick, Frank LoSacco.

Policia ishte thirrur në adresë pas një telefonate të një fqinji që kishte dëgjuar ulerima, por kur erdhën oficerët viktimat ishin pa ndjenja në pishinë.

Ata u shpallën të vdekur pak më vonë. Policia tha se një tjetër anëtar i familjes jetonte në atë shtëpi por nuk cilësuan se çfarë lidhje kishte me viktimat.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel