Shpikja në restorantin francez/ Filtra për ajër të pastër në tryeza, s`ka nevojë për distancim (Foto)

24/06/2020 12:42

Një shef i njohur kuzhine në Paris, Alain Ducasse, po teston një ide të re në njërin nga restorantet e tij: një sistem pastrimi të ajrit i cili mundëson qëndrimin normal në tryezë, pa qenë nevoja të largohen shumë tavolinat nga njëra tjetra, duke i krijuar kështu njerëzve ndjesinë e normalitetit e duke i lejuar njëkohësisht dhe atij vetë, që të mos shtojë koston.

“Këtu kemi një restorant nga viti 1932 i cili është pothuajse në masat standarde të një restoranti parizian në kufizimet e tij në hapësirë. Ajo që e krijon këtu atmosferën, është pikërisht afërsia mes klientëve, burra e gra, të cilët vijnë këtu për ta zbuluar këtë vend dhe traditën e tij. Sfida ka qenë gjithmonë të kishim aftësi ekonomike për të mbijetuar. Sepse nëse heqim 50% të tryezave, mund edhe të mbyllemi, nuk ka asnjë pikë funksionimi. Pra, ishte cështja te hiqeshin disa tryeza dhe të garantohej siguria totale shëndetësore për të gjithë klientët tanë, të cilët mund ose nuk mund ta njohin njëri-tjetrin. Të cilën ne arritëm të bënim falë aftësisë sonë dhe një ideje origjinale”, shprehet ai.

Ducasse shpjegon se marrin ajër të pastër nga jashtë restorantit dhe përmes filtrit HEPA e kalojmë brenda; ky është një filtër që gjendet në të gjithë sallat e operacionit nëpër spitale. Ai e pastron ajrin krejtësisht sipas Ducasse dhe lejon që në çdo tryezë të ketë ajër të pastër sikur të ishe ne ambjentet jashtë.

FOTO GALERI
2/5
Plastic shields are placed on the table of the Alain Ducasse's restaurant « Allard », in Paris, Thursday, June 11, 2020. French Michelin-starred chef Alain Ducasse unveils virus-protection measures as he prepares to reopen his restaurants, including a new filtration system that works to stop virus particles from the air traveling to neighboring tables. (AP Photo/Thibault Camus)

Top Channel