Propozim i veçantë për martesë, në 500 metra lartësi! -VIDEO

24/06/2020 11:16

Keni ëndërruar ndonjëherë një propozim romantik për martesë, në lartësinë 500 metra, në një balonë?

Pikërisht zonën e Dumresë me pamje nga lart në një shëtitje me balonë kishte zgjedhur Arditi, djali nga Berati për ti propozuar të fejuarës së tij për martesë. E gjitha ndodhi live në Wake Up, ndërkohë që gazetarja e TCH, Bruna Kërçyku po na tregonte këtë atraksion turistik të ofron zona e Dumresë në 500 metra lartësi mbi balonë.

Arditi kishte zgjedhur pikërisht këtë mënyrë origjinale që në ditën e tij të lindjes t’i propozonte të fejuarës. Një surprizë që ai pranoi ta ndante me publikun e Wake Up. Sigurisht që ajo tha “PO”, teksa u përlot nga gëzimi. E cila vajzë në botë do të mund ta refuzonte një propozim të tillë kaq të veçantë, kaq të bukur e mbi të gjitha kaq romantik?

FOTO GALERI
3/13

Top Channel