Prekëse/ Mendoi se abortoi, por vajza ia doli të mbijetonte, nënë e bijë takohen pas 36 vitesh

24/06/2020 23:14

Një nënë në SHBA, e cila besonte se  kishte abortuar të bijën, ka mësuar së fundmi se ajo është gjallë. Më shumë se tre dekada më parë, në 1977-ën, Melissa Ohden rrezikoi të  humbiste jetën, pasi lindi vetëm 1.3 kilogramë. Nëna e Melissas, Ruth, thotë se mamaja e saj e cila punonte mami në spital, për të shpëtuar shëndetin e saj u detyrua të bindte atë të bënte abort, pasi nëse do  të vazhdonte shtatzëninë, jeta e saj do të ishte në rrezik.

Asokohe Ruthit i thanë se fëmija ka lindur i vdekur dhe atë e kanë hedhur në koshin e mbeturinave. Por në të vërtetë, vogëlushja arriti të mbijetonte. Melissa thotë se e ka vuajtur faktin se ishte një fëmijë e adoptuar, pasi mendonte se e ëma biologjike nuk e kishte dashur, por kur ka mësuar të vërtetën ajo ka fshirë çdo dyshim. Melissa dhe Ruth tashmë ruajnë një raport të shkëlqyer. Takimi i tyre është bërë në vitin 2016, por vetëm ditët e fundit është bërë publike për mediat.

“Dita kur dëgjova se Melissa kishte mbijetuar nga aborti që nëna ime kishte kryer tek unë ka qenë në 2007. Motra ime binjake Maria më thërriti dhe më tha se do të tregoj një bisedë me rëndësi. Më tha se bija ime ishte gjallë dhe për këtë i kishte thënë mamaja. Se besova, mendova se ishte një shaka. Por nuk ishte shaka kur u ribashkova me vajzën. Melissa më ngjan mua, ka tiparet e mia, sjelljen dhe karakterin tim”, u shpreh Ruth.

Ndërsa Melissa tha se ka zbuluar se nëna e saj ishte ende gjallë në moshën 19-vjeçare, mirëpo nuk dinte asgjë rreth saj.

“Zbulova se nëna ime biologjike ishte gjallë në moshën 19-vjeçare. Mësova dhe se ajo ishte detyruar të abortonte nga gjyshja ime infermiere. Për një kohë të gjatë kam menduar se ajo nuk më donte, por kur mësova të vërtetën e vlerësova shumë mamin. Me të kam një raport të shkëlqyer, jemi si dy motra, ndajmë çdo sekret bashkë”, tha Melissa.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel