OKB i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga aneksimet në Bregun Perëndimor

24/06/2020 16:42

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka bërë thirrje sot Izraelit të heqë dorë nga planet për aneksimin e territoreve të pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor, duke thënë se është “shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar”.

Raportin i publikuar në Këshillin e Sigurimit,vjen pak para një prej dy takimeve të përvitshme të OKB për konfliktin Izrael-Palestinë, ku shumë ministra do të marrin pjesë me kërkesë të Ligës Arabe.

Në dokument Guterres thotë se aneksimet nga ana e Izraelit do të ishin “shkatërrimtare” për shpresat e hapjes së negocjatave të paqes dhe rrjedhimisht edhe për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.

“I bëj thirrje Izraelit të braktisë planet e aneksimit,” thotë në raport shefi i OKB, duke shtuar se një lëvizje e tillë kërcënon përpjekjet për avancimin e paqes rajonale.

“Nëse zbatohen, ato do të ishin shkelja më serioze e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë dhe dekretin e vetë Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Guterres përmendi më tej kundërshtimin ndaj planeve të aneksimit, përfshi edhe ato brenda shoqërisë izraelite.“Kjo do të ishte katastrofike për palestinezët, për izraelitët dhe rajonin”.

Plani izraelit për aneksimin e territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor dhe në luginën strategjike të lumit Jordan, janë mbështetur nga Uashingtoni, i cili ka propozuar një shtet palestinez me tërritor akoma më të reduktuar dhe pa Jeruzalemin Lindor. Idea është refuzuar tërësisht nga Palestina.

Top Channel