Kujdes me antibiotikët/ Zbuloni çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave

24/06/2020 05:45

Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin. Ato janë organizma mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës. Ato ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.

Bakteret ndahen në mbi 1000 specie dhe në dy kategori: të mira dhe të këqija. Për fat të mirë, të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën. Sidoqoftë, ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.

Shëndeti i Kockave dhe Mikrobet e Stomakut
Një studim të cilit i referohet thotë se përdorimi i antibiotikëve ndikon fort në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit. Kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore. Shëndeti i skeletit është gjithashtu në varësi të mikrobiomës së stomakut.

Ndikimi I Antibiotikëve Në Qelizat e Palcës Kockore
Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat. Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak. Një gjë e tillë mund të jetë rezultat i një reagimi imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë. Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme. Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.

Ndikimi i Stresit dhe Antibiotikëve Në Stomak Njësoj Si Ai I Ushqimeve Të Shpejta
Ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë njësoj të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen. Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Këto probleme zgjidhen me përdorimin e probiotikëve të cilët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet. Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA