Kim Jong-un njofton se planet për sulm ndaj Koresë së Jugut “vihen në pauzë”

24/06/2020 21:00

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha sot se ka vendosur të pezullojë për momentin planet për veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut, pas kërcënimeve se do të godiste si kundërpërgjigje ndaj fletushkave të propagandës që ishin lëshuar në kufi me tullumbace nga aktivistët.

Ulja e tensioneve u raportua nga agjencia zyrtare e Veriut, KCNA pas një takimi të Kim me komisionin ushtarak të partisë komuniste.

Tensionet ishin rritur në gadishull pas lëshimit të qindra tullumbaceve me fletushka propagande nga ana jugore e kufirit drejt Veriut, për të cilat Peniani thotë se shkelin marreveshjen e parandalimit të konfrontimeve mes dy vendeve.

Për të dëshmuar seriozitetin e agresionit Veriu ka hedhur në erë së fundmi zyrën e ndërlidhjes me Jugun në anën e tij të kufirit dhe kërcënoi me agresion ushtarak.

Motra e Kim, Kim Yo Jong, paralajmëroi javën e shkuar kundërpërgjigje ndaj Jugut me përfshirje të ushtrisë, por nuk dha më shumë detaje.

Zhvillimi vjen megjithse një nga aktivistët e tullumbaceve, Park Sang-hak tha se organizata e tij kishte fluturuar drejt Veriut 20 tullumbacë gjigande me rreth 500,000 fletushka, 2,000 kartmonedha 1-dollarshe dhe libra të vegjël, nga qyteti kufitar i Paju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA