Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lirohet nga burgu vëllai i deputetit demokrat dhe dy të tjerë Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme është ndalur në një biznes në Derven ku ka pyetur kamarierin dhe pronarin rreth pagës së luftës. Kryeministri nuk i ka kursyer batutat me kamerierin i cili quhej Eri.
Ky i fundit i ka konfirmuar kryeministrit Edi Rama se e ka marrë pagën e luftës. Rama më tej është shprehur se deri më tani çerek milion shqiptarë e kanë marrë pagën e luftës dhe sipas tij të gjithë që e përfitojnë do ta marrin.
Rama: Kemi ndaluar këtu në Derven. Jam takuar me Gjonin. Gjon i morën pagat e luftës punonjësit?
Rama: Ky është Eri kamarieri. Dil këtu dil.
Eri: Po i mora, të treja i mora
Rama: Rastësisht u takuam se do vizitojmë kantierat, faktet janë fakte.
Rama: Cerek milion shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Ose tre paga ose 40 mijë lekshin sipas kategorive. Në u shkojmë nga mbrapa të gjithëve një më një.
Top Channel