Është zhvilluar gjyqi ndaj ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Seanca është shtyrë për datën 2 korrik në orën dhjetë.

Në këtë seancë është pyetur si dëshmitar Hekuran Brahimaj, aktualisht kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Kryetari aktual tha gjatë seancës se, “kam patur marrëdhënie normale pune me kajmakun, jam hequr në mënyrë të pamotivuar. Sot jam kryetar bashkie”.

“Nuk kam patur asnjëherë konflikt me të. Urdhri për largimin nga puna nuk më është bërë personalisht, por më është çuar në adresën e punës së motrës”, shton ai më tej.

Ndërkohë që gjykata thërriti si dëshmitar për seancën e ardhshme dhe dy të tjerë, Laureta Omeraj dhe Gentian Picarin.

Ndaj Kajmakut janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, pasi faktin që ai kishte qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar.

Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë.

Në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari. Akuza e tretë është ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA