Video/ Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend
Në një raport të fundit të grupit monitorues të armatimeve botërore në Stockholm thuhet se Izraeli ka shtuar numrin e kokave bërthamore nga 80 në 2019, në 90 në 2020.
Grupi tha se numri i vërtetë mund të jetë akoma më i lartë pasi shteti hebre nuk komenton mbi aftësitë e tij bërthamore.
“Ka një paqartësi të konsiderueshme mbi masën e arsenalit bërthamor të Izraelit dhe kapacitetet e tij ushtarake. Izraeli vazhdon politikën e tij të vjetër mbi fuqinë bërthamore të mos-komentimit, mos-mohimit apo konfirmimit,” thuhet në raport.
Izrael është një nga vetëm tre vendet bërthamore që nuk kanë nënshkruar traktatin ndërkombëtar bërthamor të vitit 1968, për mospërhapjen e armatimeve, së bashku me Indinë e Pakistanin.
Grupi monitorues beson se Izraeli zotëron rreth 30 bomba bërthamore të lëshuara thjesht me gravitet nga gjuajtësit e tij F-16, dhe rreth 50 mbushje bërthamore të lëshuara me raketa balistike, si ato të tipit Jericho III – me një rang prej 5,500 km.
“Është e mundur që dhe avionët izraelitë F-15 mund të luajnë rol në sulmet bërthamore por kjo është e pakonfirmuar”, tha raporti.
Dokumente të deklasifikuara tonë se Izraeli nisi akumulimin e arsenalit bërthamor rreth viteve 1960-të me asistencën e SHBA. Diçka e tillë kundërshtohej nga ish-presidenti amerikan John Kennedy dhe teori konspiracioni thonë se çështja ka lidhje me vdekjen e tij në 1963.
Top Channel