Prej orësh tashmë Fatmira Hajdari po jep llogari para KPK-së për pasurinë dhe më shumë.
Por komisioni është ndalur gjatë te pasuria ku ka gjetur dhe disa parregullsi.
Ndërsa jepte arsyetimet për pallatin 10 kate të cilën KPK e cilëson të paligjshëm , ajo i sfidoi të anëtarët e komisionit të shihnin shtëpinë se çfarë kishte rregulluar dhe çfarë jo.
“Pasi e kam futur shumën e shitjes dhe shumën e kredisë së vipave dhe pagesat e tjera i përmblodha në një për të rregulluar shtëpinë.
Mendoni se unë kam ndonjë vilë marramendëse, se kështu e keni shpjeguar në relacion. Jo unë kam një vilë të thjeshtë, ka vetëm rikontrukturime. Hajdeni po të doni dhe shikoni se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë jo”, tha ajo.
Ajo e vijon deklaratën ku tregon më pas largimin e djalit të saj në Francë dhe Rudinës në SHBA ku të dy morën azil politik: Djali im dihet shumë mirë që iku në Francë në atë kohë, ishte ambasadori i atëhershëm që e ndihmoi për të ikur, se dihej se si ishin gjërat atëherë, se sot mund të duken si filma. kujtoj që jam detyruar njëherë të shkoj atje që ai mos të kthehej nga Franca, ishte një zyrtar i Parisit që na ka ndihmuar shumë dhe në një rast kur kisha djalin me 40 temperaturë.
Ju e shikoni që të gjitha janë në emër të Kirit por në fakt asnjë fitim s’kam marrë nga ai. I kam folur gjithmonë, mos bëj veprime të paligjshme, kam qenë kërkuese, sepse i kam thënë ti e di pozicionin e mamit. Djali im nuk ka lidhje me persona jo të rregullt apo të investojë në mënyrë të paligjshme.
Top Channel