“Zëri im të shkojë në veshin e kryeministrit”/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për Praninë Besnike: Njerëzit duhet të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall 10/09 08:19
Raundi i parë i dialogut mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të opozitës parlamentare nuk prodhoi rezultat. Kryeministri përsëriti disa herë se marrëveshja me PD-në dhe LSI-në nuk preket, ndërsa opozita e re paralajmëroi nismë për ndryshimin e Kushtetutes për hapjen e listave.
Opozita parlamentare nuk lëshoi asnjë nga kërkesat e saj në tryezë. Përballja nuk ishte e lehtë ndërsa nuk munguan as akuzat për trafikim dhe kërcënim deputetësh.
Në kushtet kur marrëveshja me opozitën jashtëparlamentare nuk preket, Edi Rama kërkoi ndihmën e Lulzim Bashës për të bindur deputetët që dolën nga listat e tij.
Palët pritet të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh në përpjekje për të gjetur konsensus.
Top Channel