“S’ka amnisti fiskale për funksionarë e politikanë”/ Rama: Ata që kanë punuar 10 vite para në shtet…

10/06/2020 15:11

“Nuk do të përfitojnë nga amnistia fiskale gjykatësit, prokurorët dhe askush që është marrë me politikë”, deklaroi kryeministri Rama, në një konferencë për mediat, ku dha detaje mbi përgjigjen e djeshme për Eurobondin.

Por nga ana tjetër, kryeministri tha se është një temë tjetër nëse janë ish-funksionarë të shtetit para 10 viteve apo në vitet ’90.

“Funksionarët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia. Nuk bëhet fjalë për këtë. Politikanët nuk përjashtohen. Gjithkush që ka pasur një mandat qeverisës nuk mund të jetë pjesë e amnistisë. Natyrisht nëse bëhet fjalë për persona që 10 vite më para kanë punuar në shtet është temë tjetër, por në kuptimin e funksionarëve që janë në institucione nuk përjashtohen. Nëse ka punuar në shtet në vitet ’90 dhe pastaj është marrë me punë private është pjesë tjetër. Asnjë që është marrë me politikë, që ka qenë gjykatës, prokuror nuk mund të amnistohet”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA