Kanë mjaftuar pak milimetra shi për të shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

“Rruga është bërë e kalueshme vetëm në 1 korsi”, shkruhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Postimi i plotë:

“Ka pasur reshje shiu me intensitet shumë të lartë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, për pasojë pati dhe rënie gurësh në trup të rrugës.

Kompania e mirëmbajtjes është ndodhur menjëherë në terren dhe po punohet në gjithë gjatësinë pranë Murashit me fadroma dhe punëtorë.

Rruga është bërë e kalueshme vetëm në 1 korsi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA