FOTO/ Keqtrajtohet këlyshi i luanit në Degestan, reagon Putin: Keqbërësit do të…

10/06/2020 21:44

Këlyshi i një luani, është keqtrajtuar nga punonjësit e një kopshti zoologjik në Degestan, me qëllim që të qëndrojë i qetë në momentin kur turistët dëshironin të bënin foto me të.

Madje raportohet se vetë Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që të nisë një hetim penal mbi këtë ngjarje. Luani i vogël i quajtur Simba, është dhunuar dhe lënë pa ushqim për ditë të tëra. Në pamjet e publikuara ai shihet teksa nuk ka më forca të ecë nga keqtrajtimi që i është bërë. Kafshës së gjorë i janë evidentuar plagë në këmbë dhe në shpinë.

“Simba nuk është ushqyer prej disa kohësh. Ky është një ferr i vërtetë. Ai ka pësuar plagë të mëdha në këmbë dhe shpinë”, u shpreh Yulia Ageeva, e cila drejtoi misionin për shpëtimin e këlyshit.

Karen Dallakani, një veteriner specialist, u shpreh se luani i vogël ka pësuar një sërë dhimbjesh.

“Kockat e tij thuajse janë të thyera. Këtë gjë punonjësit e kanë bërë që ai të qëndrojë i qetë në momentin kur turistët do të dëshironin të realizonte foto me të”, u shpreh Dallkani.

Sakaq, veterineri ka njoftuar dhe Presidentin Vladimir Putin në lidhje me këtë ngjarje dhe ka marrë sigurinë e tij se keqbërësit do të vendosen përpara drejtësisë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA