Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat shkurtimisht pas mbledhjes së Këshllit për Integrimin.
I pyetur për datën 9 maj të vitit të ardhshëm si datë e mundshme për zgjedhjet ai tha: “Mbledhja e sotme ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin sepse metodologjia e re mund të sjellë edhe kthim pas të procesit.
Dhe në këtë drejtim unë dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të këshillit politik, jo si marrëveshje që i zgjidh të gjitha por si hap për të ecur para.
Zgjedhjet e reja të nevojshmë për të vendosur legjitmitetin, për datën duhet të ishte dje për mua, por mbetet shumë punë para”, tha Meta.
I pyetur nëse e ka falur Ramën për grushtin e shtetit, siç Presidenti e ka përmendur shumë herë u përgjigj: Ishim për çështjet e integrimit, dhe për këto unë jam gjithmonë i disponueshëm dhe gjithmonë kam bërë gjithçka që Shqipëria të mos humbë më kohë. Na duhet të fitojmë një shpejtësi të re në këtë proces.
Top Channel