Sot në mbarë vendin nis sezoni i provimeve, ku maturantët do t’i nënshtrohen testit për Gjuhën e Huaj.
31 mijë maturantë çelën sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore. Nga 8 qershori deri ne 18 qershor klasat e 12 do të zhvillojnë 4 provimeve. Sot testohen për gjuhën e Huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe 18 qershor, provimi i lëndës me zgjedhje.
Siç ka zbuluar gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit ka marr vendimin që maturantët që shfaqin temperaturë të lartë nuk do të lejohet të hyjnë dhe do t’u jepet mundësia në sezonin e vjeshtës. Duke qenë matura e parë që testohen në kohë pandemie, është hartuar një rregullore e posaçme .
Provimi fillon në orën 10 dhe do të zgjas 2 orë, ndërsa testi do të jetë vetëm me alternativa. Temat e zhvilluara gjatë mësimit në distancë janë përjashtuar si pyetje provimi.
Top Channel