Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 1.473 vdekje ndërsa në Meksikë 816.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.473 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 34.021 ndërsa me 30.925 raste të reja ka arritur në 614.941 numri i rasteve.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.

Në Meksikë janë shënuar 816 vdekje në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 816 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 12.545 ndërsa me 4.442 raste të reja ka arritur në 105.680 numri i rasteve.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA