Foto/ Postonte video me motorë si shenjë proteste ndaj Ali Khameneit, vritet gjatë demonstratave influencerja e njohur 19-vjeçare
29/01 17:37
JAKARTA – Një tërmet i shkallës 6.5 rihter goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulawesi-it të Veriut në Indonezi. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ (GFZ).
Agjencia Kombëtare e Moti dhe Klimës ë Indonezi (BMKG) dha se tërmeti kishte një ndjeshmëri të shkallës 7.1 dhe thellësia ishte 111 km. Zëdhënësi i BMKG, Taufan Maulana i tha Reuters-it se nuk ishte shkaktuar dëme dhe tërmeti nuk përbënte një kërcënim për tsunami.
Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga tsunami.
Top Channel