Protesta për përdhunimin e 15 vjeçares/ Aktivistja: Meshkujt nuk prekin me dorë gratë e tyre dhe…
04/06/2020 17:51
Në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet ditën e sotme (datë 4 qershor) po mbahet një manifestim paqësor nga aktivistet femra, të cilat u bënë bashkë për të kërkuar të drejtat për 15-vjeçaren e përdhunuar nga roja i shkollës.
Një nga aktivistet u shpreh:
Pse zgjodhe që të vije kështu në manifestim?
“U frymëzova nga shprehja për fëmijërinë e vjedhur. Përdhunuesi nuk përdhunon rrobat por personin. Meshkujt të ngacmojnë edhe kur e ke fustanin kaq të shkurtër edhe kur se ke. Këto burrat e djegur që thonë të hëngsha këtë të hëngsha atë, sepse nuk prekin me dorë gratë e tyre janë të shumtë”, u shpreh aktivistja.
Top Channel