Sot ka nisur procedimi penal për shtetasin Dritan Memushi i cili pirateronte dhe transmetonte kanalet televizive tokësore e satelitore të platformave DIGITALB.

Gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se ky subjekt kryente dhe shpëndarje te internetit për familjarë nëpërmjet fibrave optike, për të cilën nuk ishte i liçensuar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe fshehur të ardhurat.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë për hetime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Sot filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Memushi i biri i Hetem dhe i Veno i dtl 06.05.1970 lindur dhe banues në qytetin Tepelenë, shtetësia shqiptare, arsimi i mesëm, gjendja familjare i martuar, i padënuar më parë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi sot rreth orës 13:00 gjatë kontrollit të ushtruar në studion televizive tv kabllor Erseka Sat në qytetin e Ersekës në administrim nga ky shtetas i liçensuar me nipt K68406007P u gjetën e u sekuestruan 15 aparate (në gjendje pune) për trasmetim të kanaleve televizive tokësore e satelitore të platformave DIGITALB, SKY, Media Set dhe kanale greke për të cilët nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni, dhe trasmetimin e tyre e kryente nëpërmjet piraterisë.

Po kështu gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se ky subjekt kryente dhe shpëndarje te internetit për familjarë nëpërmjet fibrave optike, për të cilën nuk ishte i liçensuar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe fshehur të ardhurat.

Nga ana jonë u kryhen veprimet proceduriale për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 180 dhe 149/a të Kodit Penal. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë për hetime të mëtejshme.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA