Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se ka bërë porosinë për 76 gjuajtës të rinj Su-34M, të cilët do të dorëzohen në fund të planit aktual të armatimeve në vitin 2027.

Avionët e rinj do të jenë zëvendësimet për gjuajtësit tashmë të vjetëruar Su-24M, të cilët janë një model analog me gjuajtësit amerikanë F-111 Aardvark, që gjithashtu po nxirren jashtë shërbimi në SHBA.

Bashkë me gjuajtësin superior Su-35 që hyri në shërbim në 2014, Su-34 është versioni më i modernizuar i gjuajtësit klasik, i vlerësuar për qëndrueshmëri, sensorë të fuqishëm dhe një rang të ri të gjerë armatimesh, siç janë raketat anti-radarë Kh-101 e Kh-102.

Një nga tiparet e avionëve të rinj është modernizimi i tyre nga platforma Su-34 në Su-34M, që sipas kreut të aviacionit rus Yuri Slyusar dyfishon kapacitetin luftues të platformës.

Ndryshe nga Su-24, Su-34M do të mbajë dhe armatime ajër-ajër si raketat R-27ER e R-77.

Mjetet e reja raportohet se do të dërgohen në Siri pasi në 2015 një avion Su-24, u rrëzua nga forcat ajrore turke.

Su-34 konsiderohet më pak i kushtueshëm për t’u prodhuar se Su-35 dhe ruan një rol të veçantë në forcat ajrore ruse.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel