Një artiste pamore ka kërkuar të vërë në lojë masat e ekzagjeruara qeveritare të koronavirusit duke u zhveshur krejt përveç maskave mbrojtëse nëpër trup.

40 vjeçarja spanjolle DaVida Sal, ka kritikuar publikun për ‘ndjekje të verbër’ të masave të distancimit social për parandalimin e Covid-19.

Artistja e performancave të kontestuara DaVida, pozoi për fotot interesante jashtë dyqanit Trader Joe në New Mexico, SHBA, duke mbajtur ironikisht vetëm maska mbrojtëse në fytyrë, në gjoks dhe në mes të këmbëve.

Ajo tha se kreu gjestin e saj në formë proteste ndaj publikut të cilit i është bërë “lavazh truri” për të zbatuar masat e koronavirusit.

DaVida tha: “Masat e distancimit dhe maskat e fytyrës janë tashmë normalja e re e tmerrshme që është imponuar mbi ne. Izolimi na ka hequr liritë. Maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi. Kjo është një mashtrim dhe një tallje e madhe. Njerëzit ndjekin verbërisht rregullat e vendosura dhe askush nuk mendon me mendjen e tij, duke pyetur veten se përse e bën këtë”.

DaVida, e cila është vendosur nga Barcelona në SHBA në 2005, njihet për protesta të kontestuara si ajo kundër masave ekonomike shtrënguese në Spanjë në 2012, apo protesta në bulevardin e Hollywood në 2014, ku mbante një kukull bebeje të përgjakur në protestë ndaj shtypjes së palestinezëve nga regjimi i Izraelit.

FOTO GALERI
2/4
DaVida tha: “Masat e distancimit dhe maskat e fytyrës janë tashmë normalja e re e tmerrshme që është imponuar mbi ne”.

Top Channel