Top Talk: Andi Bushati predikon një fund të dhunshëm të Edi Ramës, ambasadorët rol të dëmshëm

02/06/2020 18:06

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar analisti Andi Bushati.

Ai u shpreh se njerzit kanë një vijë të kuqe që është jo me Ramën.

“Edi Ramën mos ta heqin me zgjedhje por ta heqin me rrugë si kjo që shikojmë në pamje”, u shpreh analisti duke ju referuar pamjeve të fundit që na vijnë nga Amerika ku ka pasur protesta të dhunshme.

Bushati:

Në qoftë se e vini re kur duket sikur Basha ul tonet me Ramën njerzit shkojnë tek mitingu i Metës, kur Meta në kohë Covidi e zbut, njerëzit janë (tek Basha). Pse, se përtej Metës, Bashës apo kujtdo tjetër ka një shumicë që ka një vijë të kuqe, prerje e çdo komunikimi dhe çdo pranimi të Ramës për atë që është. Shumica e opozitës ka thënë me Ramën jo, se si do të vendoset pastaj flasim.

Denis Dyrnjaja:

ka një aktvitet intensiv të ambasadorëe dhe në fakt shumë njerëz shumë analistë shpesh kanë thënë që e tepruar është kjo prezenca e ambasadorëve, sidomos e ambasadës amerikane. Në fakt po kuptojmë se pa ta ne nuk mundemi që të prodhojmë politikë, konsensus, reazultate, apo jo?

Ai foli edhe për ambasadorët, ku u shpreh se më shumë po bëjnë dëm sesa po rrëgullojnë punë.

Bushati: Unë e shikoj ndryshe, mendoj se me ta i kemi bërë gjërat në mënyrën më të keqe të mundshme.

Dyrnjaja: Pse

Bushati: Sepse. Kjo ka ardhur, sa më shumë ka kaluar koha aq më shumë duke u thelluar, sepse ndryshe nga unë nga ju nga njerëzit që nuk janë as PD as PS, kanë aspirata për këtë vend ambasadorët e shikojnë çështjen në mënyrë shumë cinike dhe teknike. Qëllimi i tyre nuk është si i bëhet mirë Shqipërisë dhe Shqipëtarëve, qëllimi i tyre është si të mbarojë një (çështje) që të thonë këto dokumente u mbyllën dhe mabroi. Ne nuk  mund të shpresojmë se ata do të bëjnë mirë në reformën zgjedhore kur kanë bërë një katastrofë dhe një mishmash në reformën në drejtësi. Shikoni qasjen e ambasadorëve për reformën në drejtësi, për të kuptuar se cili është qëllimi i tyre i vërtet edhe për reformën zgjedhore.

Top Channel