U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë, nis në GJKKO seanca me dyer të mbyllura ndaj ‘kimistit’ të drogës në Frakull
Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 autorët e një ngjarje të rëndë që tronditi vendin pak ditë më parë.
65-vjeçari Abas Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të abuzuar të miturën 15-vjeçare janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës. Kokë ulur të dy qëndronin në bankën e të akuzuarve për abuzimin seksual për mbi një vit me 15- vjeçaren e cila jetonte në Babrru.
Prej kohësh e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim teksa Policia reagoi duke shoqëruar Abas Doga por duke zbuluar edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.
Abas Doga abuzonte me të miturën që kur ishte roje shkolle aty ku studionte dhe vajza, më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai në deklaratën e tij mohon të ketë ushtruar dhunë mbi vajzën.
Top Channel