Foto/ Pamje që tregojnë se përse vrasja e George Floyd po keqpërdoret

01/06/2020 19:17

Vrasja e George Floyd ka shënuar protesta të dhunshme në SHBA. Përpos faktit që protestuesit janë të indinjuar nga vdekja tragjike, ka një pakicë njerëzish që duket se po shfrytëzojnë situatën dhe po shkaktojnë trazira nëpër qytete.

Foto e një protestuesi me armë është duke bërë xhiron e botës. Ai raportohet se ishte duke kërcënuar një grup djemsh, që ishin duke grabitur një bankë në Santa Monica. Gjithashtu ditët e fundit janë raportuar dhe shumë grabitje e plaçkitje dyqanesh në Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington DC.

Ndërkaq, kujtojmë që Floyd humbi jetën pasi një polic i vendosi këmbën në fyt dhe i mori frymën. Që prej vrasjes së tij mijëra njerëz janë mbledhur dhe po zhvillojnë protesta të dhunshme, ku nuk ka munguar dhe konfortimi me policinë. Ndërsa këta të fundit nuk janë kursyer për të hedhur ndaj protestuesve të revoltuar gaz lotsjellës dhe plumba gome. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotografitë e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel