U dënua me 15 vite burg/ Gjykata e Apelit të Katanias liron nga qelia Moisi Habilaj, tashmë në arrest shtëpie
29/05/2020 09:34
Gjykata e Apelit të Katanias liron në arrest shtëpie Moisi Habilajn i cili po nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.
Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali.
Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.
Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.
Top Channel