Ronaldo shijon një ditë të nxehtë me familjen e tij, ndërsa Georgina fsheh…(FOTO)

29/05/2020 10:24

Cristiano Ronaldo shfrytëzoi në maksimum një ditë të nxehtë në Itali, ku së bashku me gruan dhe fëmijët e tyre kaluan një ditë me biçikleta.

35-vjeçari së fundmi është rikthyer në Torino, pasi iu dha drita jeshile për t’u kthyer në stërvitjen e skuadrës së parë në Juventus.

Ylli portugez ishte vendosur në ishullin e tij të lindjes Madeira, duke marrë parasysh që ai dhe familja e tij hynë në bllokim mes pandemisë së koronavirusit.

Fansat, kohëve të fundit kanë spekuluar se Ronaldo po bëhet baba për herë të pestë për shkak të disa postimeve të fshehta të Georginas.

Ajo publikoi një foto javën e kaluar në të cilën duket se po mbante barkun.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel