Korea e Veriut ekzekuton me pushkatim çiftin që tentoi të arratisej drejt Jugut

29/05/2020 17:15

Një çift që po përpiqeshin të arratiseshin nga Korea e Veriut së bashku me një djalë 14 vjeçar, raportohet se janë ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit.

Çifti kishte me vete dhe nipin e tyre 14-vjeçar për ta bashkuar me të atin në Korenë e Jugut që ishte arratisur më herët.

Sipas raportimeve, çiftit rreth 50 vjeç nuk i ishte bërë gjyq por ishin dërguar direkt për pushkatim.

Djaloshi i kishte shpëtuar dënimit prej moshës së tij minorene, por nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht me të.

Burimi anonim që foli me mediat e Koresë së Jugut tha se çifti ishte nga rajoni i Ryanggang: “Ata u arrestuan për tentativë kalimi të kufirit, i cili është tashmë shumë i kontrolluar prej emergjencës kombëtare të koronavirusit”.

“Babi i djalit ishte arratisur më herët drejt Koresë së Jugut dhe i kishte kërkuar motrës së tij dhe burrit të saj ta merrnin me vete. Çifti është rreth 50 vjeç ndërsa djali nxënës 14-vjeçar.”

“Ata u kapën nga rojet kufitare teksa përpiqeshin të arratiseshin së bashku. Çifti ishin torturuar nga zyra provinciale e sigurisë, dhe kishin pranuar se po arratiseshin sipas rekomandimit të vëllait të gruas, që ishte arratisur më herët drejt Koresë së Jugut”.

Ai shtonte: “Udhëheqja supreme ka urdhëruar që të gjithë ata që tentojnë të arratisen gjatë periudhës së emergjencës të dënohen rëndë. Ata nuk i shpëtuan dot skuadrës së pushkatimit pasi tentuan të dezertojnë drejt Koresë së Jugut”.

FOTO GALERI
2/4
Skuader pushkatimi ne Korenë e Veriut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA